Ja se si

Ja se si të përdorni Outlook në vend të Google Reader

Mar 31 2013
0 Shpërndarje
Ja se si të përdorni Outlook në vend të Google Reader

RSS Nëse e përdorni shpesh Outlook-un, ndoshta nuk e dini se jeni duke përdorur një zëvendësues mjaft të mirë të Google Reader.

Outlook mund te importojë dhe të përpunojë furnizueset e lajmeve të Google Reader si dhe t”i shfaqë ato, edhe pse në një mënyrë pak të ndryshme nga Reader.

Më poshtë ju shpjegojmë si të përdorni një skedar OPML nga Google, ta importoni në Outlook dhe më pas të lexoni lajmet ashtu siç jeni mësuar të bëni deri tani.

Outlook është mjet për e-mail, prandaj edhe vlen edhe si një lexues RSS, por më tepër rekomandohet nëse keni burime të kufizuara faqesh që ndiqni.

– Gjëja e parë që duhet të bëni është të eksportoni “feed”-et tuaja. Shkoni në këtë link dhe më pas klikoni butonin “Achieve”.

RSS1

– Më pas klikoni butonin “Download”.

RSS2

– Sapo të ketë përfunduar së shkarkuari skedari, hapni skedarin ZIP dhe kopjoni subscriptions.xml në një vend të sigurt në kompjuter pasi do t”ju nevojitet më vonë.

RSS4

– Më pas hapni Outlook-un dhe klikoni me të djathtën në seksionin “RSS feeds”.

– Zgjidhni “Import an OPML File…” nga menuja.

RSS5

– Klikoni butonin “Browse” dhe përdorni përzgjedhësin e skedarëve për të gjetur subscriptions.xml që kopjuat pak më parë. Më pas zgjidhni “Next”.

RSS6

– Do t”ju shfaqet një listë me të gjithë feed-et dhe do t”ju jepet mundësia t”i selektoni ato individualisht ose t”i importoni të gjitha.

RSS7

– Kjo është e gjitha. (PCWorld Albanian)

RSS8

Lajmet e fundit>