Ja se si

Ja se si të përdorni smartfonin në vend të një mikrofoni në Windows

Feb 23 2015
0 Shpërndarje
Ja se si të përdorni smartfonin në vend të një mikrofoni në Windows

smartphone-mic-windowsMikrofoni është gjëja e parë që ju shkon ndërmend kur dëshironi të flisni në Skype me miqtë dhe famijen tuaj apo edhe gjatë një loje taktike. A keni menduar ndonjëherë se me mungesën e një mikrofoni për kompjuterin tuaj, ju aktualisht jeni në gjëndje të transformoni një smartfon në një të tillë ?

Në fakt ekziston një uebsite që quhet Wireless Orange i cili ofron cdo gjë që ju duhet për të transformuar smartfonin në një mikrofon. Realisht është një i quajtur WO Mic që do e bëjë diçka të tillë të mundur. Po të hyjmë në detaje të mënyrës së funksionim të këtij softueri. Për realizimin e kësaj janë të domosdoshme dy aplikacione: një në desktop dhe një në telefonin tuaj Android. Krahas këtyre aplikacioneve është i nevojshëm instalimi edhe i një driver. Sigurohuni që të gjithë komponentët e lartpërmendur të jeni instaluar. Lidhja e smartfonit dhe kompjuterit mund të realizohet përmes Bluetooth, rrjetit Wi-Fi dhe kabllove USB. Ne ju sugjerojmë të përdorni lidhjen USB për cilësi më të mirë. Fillimisht konfiguroni llojin e lidhjes në aplikacionin e smartfonit tuaj. Proçedoni me sotuerin në desktop duke klikuar në panelin e butonave në kry të dritares butonat Connection>Connect… dhe zgjidhni llojin e lidhjes, pastaj klikoni Ok.

Alternativa të tjera

Ezkistojnë dhe disa alternativa të tjera për lloje të tjerë smartfonësh por ato kërkojnë aplikacione tjera si Real Microphone për Windows Phone dhe Megaphone Free për iOS. Shkarkoni këto aplikacione, lidhni smartfoni me kompjuterin tuaj duke përdorur një kabëll kufjeje dhe telefoni juaj do të funksionojë si mikrofon. A e dinit se ju mund të përdorni dhe kufjet e telefonit për të dëgjuar dhe folur në kompjuterin tuaj?! Mjafton ti lidhni ato në vendin e mikrofonit dhe do të ndërveproni me kompjuterin tuaj. Por duhet të dini që cilësia e zërit lë për të dëshiruar. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>