Ja se si

Ja se si të radhisni gjërat që duhet të realizoni në bazë të rëndësisë së tyre

Nov 4 2013
0 Shpërndarje
Ja se si të radhisni gjërat që duhet të realizoni në bazë të rëndësisë së tyre

jasesiAndroid: Një matricë Eisenhower është një rrugë efikase për të vendosur prioritet mbi gjërat që duhet të bëni duke i radhitur në katër kategori, duke u bazuar në rëndësinë dhe urgjencën e tyre.

MyEffectivenessHabits iu mundëson që ta përdorni këtë mjet në telefonin tuaj me Android.

Matrica e Eisenhower (e emërtuar nga emri i presidentit me të njëjtin emër) iu mundëson që të radhisni gjërat që duhet të bëni sipas nevojave, pra se a duhet të kryhen tani, apo duhet të kryhen më vonë, por duke mos i harruar dhe gjëra të tjera në mes.

Aplikacioni iu mundëson që të merrni një katërkëndësh dhe të vendosni në të gjërat që duhet të bëni, e po ashtu edhe të vendosni qëllime dhe të vendosni plane javore për të kryer gjëra.

MyEffectivenessHabits (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>