Ja se si

Ja se si të ruani video të YouTube në iPhone për t’i shikuar offline

Apr 6 2014
0 Shpërndarje
Ja se si të ruani video të YouTube në iPhone për t’i shikuar offline

itube-1Aplikacioni i Youtube është i mirë për të parë video online, por nëse do të donit të shihnit një video kur jeni në mungesë të internetit si i bëhet? Për më tepër, interneti nuk është falas nga operatorët telefonikë dhe videot në YouTube mund të përdorin goxha nga krediti juaj në telefon. E gjithashtu mbase nuk do të kënaqeshit plotësisht vetëm me kohën në wireless.

Zgjidhja është shkarkimi i videove të YouTube në iPhone. Vetë Google nuk e ka lejuar apo ofruar këtë nëpërmjet YouTube, por ekziston një aplikacion në App Store për realizimin e kësaj detyre. Më poshtë është shpjeguar gjithçka në hapa.

1. Instaloni aplikacionin iTube. Ai është një aplikacion që ruan video të YouTube dhe është falas. Nëse nuk doni reklama në të, heqja e tyre kushton vetëm 99 cent.

2. Kërkoni në YouTube një video që dëshironi ta keni dhe filloni ta shikoni.

3. Në cepin lart djathtas, klikoni ikonën e vogël në formë të floppy disk.

4. Për disa video mund të zgjidhni edhe rezolucionin. Pas zgjedhjes, klikoni Done dhe fillon procesi i shkarkimit.

5. Klikoni në ikonën Cashe dhe do të mund të shihni videot e ruajtura. Nga aty mund të klikoni secilën prej videove të ruajtura dhe mund t’i shihni pa nevojën e një lidhjeje me internetin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>