Ja se si

Ja se si të shikoni aplikacionet sapo të hapni Windows 8.1

Dec 21 2013
0 Shpërndarje
Ja se si të shikoni aplikacionet sapo të hapni Windows 8.1

wind81Windows: Me ardhjen e Windows 8.1, janë përfshirë disa përmirësime në funksionin Start, jo më e pakta nga e cila është rikthimi i butonit Start. Njëra nga veçoritë më pak të njohura është opsioni që iu mundëson të kërceni drejtpërdrejt në pamjen e aplikacioneve në ekranin fillestar.

Ja se si mund ta lëshoni pamjen e aplikacioneve si të nënkuptuar kur e hapni ekranin tuaj fillestar:

1. Klikoni me të djathtën në shiritin me mjete dhe zgjidhni Properties”. 2. Klikoni tabin “Navigation”. 3. Zgjidhni “Show the Apps view automatically when I go to Start”.

Tani, çdo herë që shkoni tek ekrani fillestar, do të shihni një listë të renditur me të gjitha aplikacionet e juaja.

Nëse nuk i pëlqeni kornizat, ose thjesht nuk doni të shkaktoni telashe duke ri-radhitur të gjitha kornizat që nuk i përdorni e që shtohen vetvetiu, jo mund t’i bëjë gjërat pak më mirë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>