Ja se si

Ja se si të shkarkoni video nga YouTube

Feb 19 2012
0 Shpërndarje
Ja se si të shkarkoni video nga YouTube

Skripti shkarkues për Chrome, Firefox dhe Opera

-Një skript në shfletues që e shton një buton në pjesën e poshtme të çdo videoje për ta shkarkuar atë në formatin MP4 ose FLV.

-Ky skript i shkarkon drejtpërdrejt videot nga YouTube. Pra nuk ka nevojë që të kopjoni dhe ta vendosni URL-në tek ndonjë uebfaqe e palës së tretë apo diçka e ngjashme.

-Mundësia për të shkarkuar video nga YouTube në 720p (HD), 1080p (HD të plotë) dhe formatin MPA në 360p dhe 480p (nëse janë të mundshme).

-Ai lidhet mjaft mirë me ndërfaqen e YouTube.

Instalimi i skriptit YouTube Downloader në Google Chrome dhe Chromium

-Klikoni këtu për të shkuar tek faqja për shkarkim

-Në këndin e djathtë lart, ju do të shihni butonin për instalim.

-Skripti do të shkarkohet si një shtojcë.

Instalimi i skriptit YouTube Downloader në Firefox

-Në Firefox fillimisht ju duhet të instaloni shtojcën Greasemonkey.

-Tani, thjesht klikoni në butonin për instalim në këndin e djathtë lart të faqes për shkarkim (ngjashëm si për Chrome) dhe kaq ishte.

Udhëzimet rreth asaj se si të përdoret skripti mund të gjenden tek faqja e njëjtë ku është bërë shkarkimi./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>