Lajmet

Ja se si të shkarkoni Windows 8.1 Preview

Jun 27 2013
0 Shpërndarje
Ja se si të shkarkoni Windows 8.1 Preview

windows 8.1Microsoft-i ka bërë të disponueshëm për publikun Windows 8.1 Preview, versioni paraprak i përmirësuar i sistemit Windows 8. Duke ndjekur hapat e mëposhtme mund t’a shkarkoni këtë version për të testuar personalisht ndryshimet më të fundit.

– Fillimisht ruani të gjitha dokumentat e tabletit ose kompjuterit tuaj.

– Ndiqni këtë link i cili ju drejton në faqen zyrtare të Windows 8.1 Preview  nëpërmjet Windows Store.

– Ristartoni kompjuterin tuaj. Në momentin e logimit do t’ju kërkohet që të instaloni Windows 8.1 Preview.

– Për të vazhduar instalimin klikoni “Go to the Store” për të kaluar në faqen e Windows 8.1 Preview në Windows Store.

– Klikoni “Download”.

Ndryshimet e pritura në Windows 8.1 përfshijnë ndërfaqen dhe Windows Store të ridizajnuar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>