Ja se si

Ja se si të shkruani shkronjën “ë” dhe “ç” shpejt dhe lehtë

Jun 9 2011
0 Shpërndarje
Ja se si të shkruani shkronjën “ë” dhe “ç” shpejt dhe lehtë

Në muajin prill, Çelik Nimani shkruajti një artikull për tastierën e vërtetë në gjuhën shqipe që përmban shkronajt Ë dhe Ç. Kjo tastierë mund të jetë mjaft e dobishme. Me këtë pajtohem edhe unë, por kjo tastierë nuk shitet në të gjithë vendet ku ka shqiptarë, andaj kjo paraqet një vështirësi të radhës. Por, prisni pak sepse kam një lajm të mirë: ekziston një mundësi shumë e mirë që të shkruani shpejt dhe lehtë shkronjat Ë dhe Ç pa pasur nevojë që të keni një tastierë të veçantë, por thjesht duke i ndjekur disa hapa, të cilët, nëse nuk i kuptoni dhe aq, mund t’i shihni në zbatim në videon e vendosur më poshtë.

 Ndryshimet që bëhen me rastin e ndryshimit të ndërfaqes së tastierës përfshijnë edhe disa susta të tjera, të cilat mund të na paraqesin ndonjë vështirësi gjatë shkruarjes së ndonjë gjëje, andaj unë i përdor edhe shqipen edhe anglishten.

 Unë po tregoj se si bëhen këto ndërrime në Windows 7, por ecuria e ngjashme vlen edhe për Windows Vista dhe Windows XP.

  • Shkoni në Start dhe Control Panel
  • Shtypni Region and Language
  • Shkoni tek tabi Keyboards and Languages
  • Shtypni Change Keyboards
  • Shtypni Add
  • Shkoni tek Albanian, Keyboard dhe përzgjedheni Albanian
  • Shtypni OK
  • Tani filloni të shkruani shqip duke e shkruar shkronjën Ë me ; dhe shkronjën Ç me sustën [.

 Më pastaj, mund të bëni ndërrimin e këtyre dy ndërfaqeve të dy gjuhëve në të njëjtën tastierë. Ju mund të zgjedhni se si do t’i bëni ndryshimet e ndërfaqeve duke shkuar në Advanced Key Settings dhe aty mund të zgjedhni se me cilat susta ta bëni ndërrimin.

 Ju mund ta shikoni videon e mëposhtme për të parë se si shkon ecuria e shkruarjes së shpejtë të shkronjës Ë dhe Ç.

 

 

 Disa informacione shtesë

 Unë për vete e përdori këtë rrugë në të shumtën e rasteve kur shkruaj shqip dhe i kam mësuar disa ndërrime të cilat ndodhin në tasiterë. Ndërrimet kanë të bëjnë me ndërrime të sustave, ashtu që:

-kur shtypet susta Y, shkruhet shkronja Z dhe anasjelltas;

-kur shtypet Shift+2 shkruhet thonjëza, ndërsa simboli @ shkruhet me sustën ];

-kllapa e mesme e majtë ( [ ) shkruhet duke shtypur sustën , ndërsa kllapa e mesme e djathtë shkruhet duke shtypur sustën \, etj.

 Shpresoj që më keni kuptuar dhe që do t’ju ndihmojë kjo rrugë./pcworldalbanian

 

 

Lajmet e fundit>