Ja se si

Ja se si të shndërroni një disk nga FAT32 në NTFS

Apr 20 2011
0 Shpërndarje
Ja se si të shndërroni një disk nga FAT32 në NTFS

Ende nuk e keni të qartë? Ja një sqarim: sistemi i skedarëve FAT32, të cilin e përdorin shumica e disqeve, nuk mund të mbajë skedarë më të mëdhenj se rreth 4GB – që përfshin shumicën e filmave të plotë dhe ndonjë gjë tjetër të një me më tepër madhësi se 4GB. Nëse provoni që të kopjoni një skedar, ju do të merrni një lajmërim si ky:

The file “…” is too large for the destination file system.

Për momentin nuk kam një USB më të madhe se 4GB, kështu që unë do të përdori një USB që është me madhësi deri në 4GB, i llojit FAT32 për ta punuar këtë mësim.

Ndryshojeni diskun  drejtpërdrejt

Nëse keni shumë skedarë në disk dhe ju nuk keni hapësirë të lirë për t’i lëvizur skedarët, ju mund ta shndërroni drejtpërdrejt diskun nga FAT32 në NTFS. Hapni command prompt dhe klikoni me të djathtën mbi të Run as Administrator dhe pastaj mund të shkruani convert/? për të parë sintaksën për urdhërin për shndërrim.

Në shembullin tim kam:

convert F: /FS:NTFS

Është mjaft thjesht, apo jo? Shndërrimi mund të zgjas për disa momente të caktuara, varësisht nga madhësia e diskut dhe hapësira e mbushur në të.

Mënyra e dytë: Riformatizoni diskun

Nëse keni ndonjë të dhënë të rëndësishme, një nga metodat më të mira është kopjimi i atyre të dhënave në ndonjë vend tjetër, ta riformatizoni diskun dhe pastaj t’i vendosni të dhënat sërish në disk. E tëra se çfarë duhet të bëni është që të klikoni me të djathtën në disk, të shtypni Format:

 

dhe pastaj të zgjedhni NTFS:

Shpresoj që ky mësim sado pak të ju ketë ndihmuar. Nëse keni ndonjë pyetje, shkruani në komente./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>