Ja se si

Ja se si t’i fshihni ri-cicërimat në Twitter

Mar 18 2013
0 Shpërndarje
Ja se si t’i fshihni ri-cicërimat në Twitter

twitterRrjeti Twitter është vend shumë i mirë, jo vetëm për shkak të shpejtësisë së informacionit i cili vjen tek majat e gishtave tuaj, por edhe për shkak se mënjanon barrierën e largësisë mes njerëzve, duke iu mundësuar që ata të kenë shoqërim, qoftë me biseda, qoftë me shpërndarje të përmbajtjes në të cilën mund të jenë të interesuar.

Personat që i ndiqni përveç që mund të postojnë cicërima të caktuara, ata edhe të bëjnë ri-cicërimin e tyre, të përdorura nga anëtarë të tjerë të rrjetit Twitter.

Ndoshta kjo gjë në raste të caktuara mund të mos ju pëlqejë dhe mbase edhe mund të filloni të mendoni që të mos ndiqni më cicërimat e atij përdoruesi që deri tani e keni ndjekur, i cili ju ka lodhur me ri-cicërima.

Por prisni pak: nuk është e nevojshme që t’ia bëni unfollow (të ndaloni së ndjekuri cicërimat) atij, por mundeni thjesht që të mos lejoni që të paraqiten ato ri-cicërima, thjesht duke shkuar tek faqja e profilit të përdoruesit dhe të klikoni opsionin Turn Off Retweets.

Dhe kaq ishte. Tani mund të kënaqeni me cicërimat që dëshironi. (PCWorld Albanian)

tweet

Lajmet e fundit>