Ja se si

Ja se si t’i programoni email-et në Gmail në mënyrë që të dërgohen më vonë

Mar 25 2014
0 Shpërndarje
Ja se si t’i programoni email-et në Gmail në mënyrë që të dërgohen më vonë

d2ik1mbe9tzjnwdwfqjyPër planifikimin e e-mail-eve, me qëllimin për t’i dërguar ato në një orë të caktuar më vonë, ka disa aplikacione. Një prej tyre është Boomerang. Megjithatë, kjo gjë mund të realizohet edhe vetë, pa pasur nevojën e instalimeve të aplikacioneve shtesë. Një gjë e tillë mund të realizohet përmes një skripti në Google Sheets. Ky skript ju kërkon ta shkruani më parë mesazhin në Gmail dhe ta ruani si draft. Më pas, mund t’i importoni draftet në brendësi të skriptit dhe të skeduloni një datë dhe një orë se kur dëshironi të dërgohet email-i.

Ja se si ta krijoni skriptin:

  1. Bëni një kopje të skriptit duke klikuar këtu.
  2. Tek “Gmail Scheduler” klikoni “Step 1: Authorize”. Zgjidhni llogarinë që dëshironi të autorizoni dhe kyçuni nëse është e nevojshme.
  3. Tek “Gmail Scheduler” klikoni “Step 2: Fetch messages”. Kjo do të bëjë që gjithçka të kalojë në folderin Drafts (me këtë rast mund ta pastroni më parë në mënyrë që të mos keni gjëra që ju nuk ju duhen).
  4. Bëni një klikim të dyfishtë tek “Scheduled Time” ngjitur me e-mail-in që dëshironi të dërgoni. Mund ta zgjidhni datën dhe orën ose t’i vendosni ato manualisht. Formati është i tipit muaji, dita, vitit, ora, minuta, sekonda: m/dd/yyyy h:mm:ss.
  5. Pasi të keni zgjedhur orën, klikoni “Schedule Messages” tek “Gmail Scheduler.” (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>