Ja se si

Ja se si t’i provoni aplikacionet për Chrome pa i instaluar ato në Chrome Beta

Nov 25 2013
0 Shpërndarje
Ja se si t’i provoni aplikacionet për Chrome pa i instaluar ato në Chrome Beta

chrome aplikacion offlineNëse dëshironi të provoni aplikacione në dyqanin e aplikacioneve në ueb për Google Chrome, ju duhet të shkarkoni ose instaloni ato aplikacione, e më pas t’i provoni.

Por Venkat nga Techdows zbuloi një trik për përdoruesit e Chrome Beta, Dev ose Canary që mundëson lëshimin e aplikacioneve pa i instaluar ato.

Një opsion i ri i paraqitur në versionin beta, “ephemeral apps” është çelësi. Ja se si ta merrni atë:

1. Shkruani në shiritin e adresës chrome://flags/#enable-ephemeral-apps

2. Klikoni butonin Enable, rifilloni shfletuesin.

Sapo ta keni bërë këtë, vetëm shkruani emrin e cilitdo aplikacion në Chrome App Launcher dhe do të gjeni dy butona afër: Add dhe Launch. Shtypni Launch për ta provuar aplikacionin pa e instaluar. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>