Ja se si

Ja se si t’i testoni një palë kufje të reja në mënyrën më të mirë

Dec 30 2013
0 Shpërndarje
Ja se si t’i testoni një palë kufje të reja në mënyrën më të mirë

teesssKufjet janë ndër pajisjet elektronike më të dobishme që mund të blejmë, veçanërisht nëse kemi lexuar në internet që ka përshtypje të mira për to.

Megjithatë, në fund të fundit, ajo që ka rëndësi më tepër janë përvojat personale. Por si mund t’i provojmë një palë kufje të reja nëse kanë zë të mirë? Çfarë duhet të dëgjojmë fillimisht?

Sa herë që të hapni një palë kufje të reja, duhet të siguroheni që ia kanë vlejtur për shumën e parave që keni paguar. Për ta bërë këtë, krijoni më parë një playlist-ë me këngë të zhanreve të ndryshme.

Disa prej tyre mund të jenë muzikë elektronike, disa xhaz, disa hip hop, akustikë, klasike, rok, apo edhe këngë të vjetra të viteve 80-të.

Mjafton të jetë një set i plotë që të mbulojë sa më shumë këngë me tinguj të ndryshëm. Kështu keni mundësi të testoni më mirë zërin e tyre dhe nëse kufjet e përcjellin çdo lloj tingulli ashtu siç duhet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>