Ja se si

Ja se si t’iu ktheni përgjigje automatike miqve në Facebook dhe Twitter gjatë festave

Dec 17 2013
0 Shpërndarje
Ja se si t’iu ktheni përgjigje automatike miqve në Facebook dhe Twitter gjatë festave

Autorelaxed-786x305Për shumë njerëz, mediat sociale janë pjesë mjaft e rëndësishme e jetës së tyre të përditshme. Përmes tyre komunikojnë me miqtë dhe të afërmit apo shpërndajnë aktivitetet e tyre rregullisht.

Për ta është e rëndësishme t’u përgjigjen të gjithëve, por si mund t’ia bësh kur je duke festuar festat dhe nuk ke akses në internet gjatë kësaj periudhe?

Zgjidhja është një mjet që mban emrin Relaxed, i cili mund t’iu përgjigjet miqve tuaj kur ata ju përmendin në Facebook apo Twitter.

autorelaxed_message-730x304Lista e përgjigjeve të disponueshme nuk është shumë e gjerë, por fatmirësisht mund ta përpiloni edhe vetë mesazhin (gjithmonë do të përfshihet URL-ja e shërbimit në fund).

Por, pavarësisht këtyre disavantazheve të vogla, nëse ju intereson që të mos i lini njerëzit të presin derisa të ktheheni, atëherë Relaxed do t’ju ndihmojë ta bëni pikërisht këtë gjë.

Për ta përdorur, lidhni llogarinë tuaj me shërbimin, vendosni një mesazh siç e doni ju vetë si dhe datën se kur duhet të fillojë dhe mbarojë shfaqja e këtij mesazhi. Sapo të përfundoni këto hapa, gjithçka është gati.

Shërbimi mund t’iu përgjigjet mesazheve private dhe publike në Facebook, por jo atyre direkt në Twitter (vetëm rastet kur ju etiketojnë apo ju përmendin).

Relaxed (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>