Blog

Ja sesi Facebook ju përgjon kur klikoni ose pëlqeni në rrjetin social

Dec 1 2017
0 Shpërndarje
Studimi, i kryer nga universitetet e Kembrixh dhe Shkolla e Biznesit e Kolumbias në Nju Jork, tregon se edhe “gjurmët dixhitale” Ja sesi Facebook ju përgjon kur klikoni ose pëlqeni në rrjetin social

Sipas një studimi të bërë nga profesionistët amerikanë dhe britanikë, rezulton se kompanitë e reklamave që shfaqen në Facebook, arrijnë që t’ju përgjojnë kur ju i klikoni ose i bëni “like”.

Duke bërë pikërisht këtë gjë, reklamuesit e Facebook kanë rritur shitjet e produkteve të bukurisë dhe aplikacionet e lojërave me 50% krahasuar me reklamat që nuk kanë një target grup të caktuar. Gjithmonë e më tepër, shkrimet online janë të mbushura edhe me reklama të cilat duhet t’i klikoni në mënyrë që të vijoni të lexoni se çfarë shkruhet më tej.

“Edhe pse nuk e keni ditur, çdo hap që bëni online regjistrohet- faqja që vizitoni, blerja që bëni, kënga që dëgjoni, mesazhet që postoni apo lexoni në rrjetet sociale, dhe faqet që ndiqni në Facebook”,- thotë drejtuesi i studimit Sandra Matz, nga CBS.

Studimi, i kryer nga universitetet e Kembrixh dhe Shkolla e Biznesit e Kolumbias në Nju Jork, tregon se edhe “gjurmët dixhitale” më të vogla përdoren për të ndikuar në sjelljen e një grupi të madh njerëzish.

Shkencëtarët kanë përdorur edhe disa faqe që kanë pëlqyer njerëzit për të parë personalitetin e tyre, duke treguar efektin e “bindjes psikologjike masive”. Ata zbuluan se njerëz që pëlqejnë disa faqe specifike në Facebook, si për shembull faqen e fansave të LadyGaga, kanë më shumë gjasa të jenë më konfident. /Insajderi

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>