Analiza

Ja sesi mund të ngjajë iPhone 7 në 2016

Feb 2 2015
0 Shpërndarje
Ja sesi mund të ngjajë iPhone 7 në 2016

iphone-7-conceptTashmë që iPhone 6 është një realitet, e vemja gjë që na ka ngelur është të mendojmë rreth modelit të ardhshëm të smarfonit të Apple. Nëse Apple nxjerr në shitje një model iPhone 6S, me shumë gjasa do të ngjajë me iPhone 6, normalisht me disa veçori të reja. Ndërsa, një model iPhone 7 mund të jetë dicka krejt ndryshe. Një dizajner i OvalPicture, na ofron një pamje të konceptit të iPhone 7.

foto 11. iPhone 7 mund të dizenjohet në pesë ngjyra të ndryshme me një trashësi edhe më të vogël.

foto 2 2. Apple me shumë gjasa do të shtojë një ekran prej safire këtë herë, një proçesor më të shpejtë dhe akoma një kamera 8 Megapixel iSight. foto 33. Ky koncept, paraqet butonat e volumit në krahun e djathtë për një akses më të lehtë si dhe një boks zëri shtesë në krye të smartfonit.

foto 4 4. iPhone 6 kishte një trashësi prej 6.9 mm, ndërsa ky koncept i iPhone 7 paraqitet në trashësinë e 6.1 milimetrave.

foto 5 5. iPhone 7 ka mundësi që do të paiset me platformën iOS 10, ngaqë ky telefon mendohet të jetë i disponueshëm në 2016. Imazhet e dizajnit shfaqin ca ikona dhe direktori në formë të rrumbullakët në iOS.

foto 6 6. Modelet e reja disa ngjyrash mund të shtojnë llojshmërinë e linjës së iPhone. Në këtë foto kemi paraqitur modelin me ngjyrën e verës.

foto 77. Modeli ngjyrë bakri është një tjetër ide intersante.

foto 88. Tingujt Stereo falë bokseve të dyfishta në iPhone 7 do të ofrojnë një eksperiencë më të mirë për vështrimin e filmave dhe dëgjimin e muzikës.

foto 9 9. Ca telefonë Android ishin të paisur me teknologjinë e ngarkimit wireless. Ka ardhur koha që kjo teknologji të jetë e disponueshme edhe në iPhone.

foto 10 10.Koncepti i paisjes përgjegjëse për teknologjinë e ngarkimit wireless ngjason me një iPhone me fytyrë poshtë i paisur me një konektor ndriçues. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>