Ja se si

Ja sesi të sikronizoni datëlindjet e miqve të Facebook në Google Calendar

Dec 26 2017
0 Shpërndarje
Pavarësisht nëse keni 150 miq apo mbi 1,000, një gjë është e sigurtë se nuk do ja mbani mend datëlindjen secilit. Ja sesi të sikronizoni datëlindjet e miqve të Facebook në Google Calendar

Pavarësisht se shumica e ekspertëve besojnë se nuk duhet të kemi më shumë se 150 miq në Facebook, ca përdorues nuk janë dakord.

Ata insistojnë se mund tu garantojnë vëmendjen e barabartë 1000+ miqve të tyre në rrjetin social.

Pavarësisht nëse keni 150 miq apo mbi 1,000, një gjë është e sigurtë se nuk do ja mbani mend datëlindjen secilit.

Për fat të mirë kjo mund të zgjidhet duke përdorur Facebook dhe Google Calendar. Si? Duke sinkronizuar dy aplikacionet.

Ja sesi të sinkronizoni Facebook dhe Google Calendar

  1. Qasuni në Facebook dhe klikoni Events
  2. Gjeni opsionin You can add your events to Microsoft Outlook, Google Calendar or Apple Calendar në kolonën në të djathtë.
  3. Klikoni me të djathtën e mausit në Birthdays dhe klikoni Copy Link Address
  4. Hapni Google Calendar
  5. Në panelin në të majtë gjeni seksioni Other Calendars
  6. Klikoni shigjetën me kokë poshtë
  7. Përzgjidhni Choose by URL
  8. Ngjitni linkun e marrë nga Facebook në hapin e tretë
  9. Klikoni Add calendar

Tani e tutje do të shikoni të gjithë datëlindjet e miqve në Google Calendar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>