Ja se si

Ja sesi të aktivizoni motorin e përpunimit të shfletuesit Spartan në Windows 10

Jan 27 2015
0 Shpërndarje
Ja sesi të aktivizoni motorin e përpunimit të shfletuesit Spartan në Windows 10

win10_windows_spartan_web_cropped-100564066-large-100564096-galleryShfletuesi i ri “Spartan” i Microsoft akoma nuk është i disponueshëm, por ata që janë bërë pjesë e programit “Windows Insider” mund të shijojnë disa nga përfitimet përmes Internet Explorer. Ditën e djeshme ne publikuam një artikull ku ishte testuar Internet Explorer 11 me një pjesë të motorit të përpunimit të Spartan. Shfletuesi shfaqi rezultate impresive, duke luftuar për kreun së bashku me Chrome dhe Firefox.

Në ndërtimin më të fundit të Vëzhgimit Teknik të Windows 10 me numër 9926, përdoruesit mund të shfrytëzojnë një funksionalitet të fshehur në Internet Explorer për të aktivizuar motorin e përpunimit të Spartan. Megjithëse është eksperimental, ai ka arritur të sjellë përmirësime të dukshme të përformancës krahasuar me Internet Explorer 11.

windows10-ie11-experimental-features-100564827-largePër të aktivizuar këtë motor përpunimi, thjesht shkruani në fushën e adresës së Internet Explorer fjalët “about:flags”, dhe më pas përzgjidhni opsionin “Enabled” nën kategorinë “Enable Experimental Web Platform Features”. Pas një ristartimi të shfletuesit, aktivizimi i funksionalitetit “Custom User Agent” do të aktivizojë automatikisht edhe motorin e përpunimit të Spartan.

testimet që kemi publikuar ditën e djeshme, Internet Explorer 11 me një pjesë të motorit të përpunimit të Spartan mahniti të gjithë duke na bërë të mendojmë rreth fuqisë që do të ketë shfletuesi kur të jetë finalizuar.

Përveç përmirësimeve të performancës, Projekti Spartan do të sjellë veçori të reja si integrimin e asistentit dixhital Cortana, modalitetin e ri të leximit dhe aftësinë për të ruajtur imazhe në OneNote. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>