Ja se si

Ja sesi të aktivizoni thirrjet me zë në aplikacionin Android të WhatsApp

Mar 13 2015
0 Shpërndarje
Ja sesi të aktivizoni thirrjet me zë në aplikacionin Android të WhatsApp

WhatsApp-calling-798x310

Kemi dëgjuar spekulime nga më të ndryshmet lidhur me karakteristikën e thirrjeve me zë në aplikacionin e komunkimit WhatsApp. Në fakt, kjo karakteristikë tashmë është e disponueshme në versionin më të fundit të aplikacionit, por për ta shfrytëzuar u duhet ndihma e një tjetër përdoruesi.

Fillimisht u duhet të shkarkoni versionin më të fundit të aplikacionit Android i cili aktualisht shënon 2.11.561. Pastaj u duhet të kërkoni ndihmën e një përdoruesi i cili gjithashtu ka versionin më të fundit të aplikacionit dhe veçorinë në fjaë të aktivizuar.

Sapo tju telefonojë, mjafton të mbyllni dhe hapni përsëri aplikacionin. Ju menjëherë do të vëreni një ndërfaqe të re të aplikacionin përbërë nga tre kolona ku njëra i përket thirrjeve. Ju do të keni mundësi të bëni thirrje me zë ndaj çdo përdoruesi përfshi edhe ata me një version të vjetër të aplikacionit. Kështu do i ndihmonit të aktivizojnë edhe ata veçorinë e thirrjeve audio.

Pavarsësisht kësaj, akoma nuk ka diçka zyrtare se kur kjo karakteristikë do të jetë e disponueshme për të gjithë automatikisht. Deri atëherë na mbetet veç të presim. (PCWorld Albanian)

WhatsApp-calling-screens1

Lajmet e fundit>