Ja se si

Ja sesi të aktivizoni verifikimin me dy faktorë në aplikacionin Instagram

Mar 28 2017
0 Shpërndarje
Ja sesi të aktivizoni verifikimin me dy faktorë në aplikacionin Instagram

Autentikimi me dy faktor konsiderohet prej kohësh si një prej mënyrave më të mira për të mbrojtur llogaritë online nga hakerat. Së fundi Instagram implementoi në aplikacionin e saj këtë masë sigurie.

Për ta aktivizuar duhet të përdorni telefonin tuaj sepse diçka e tillë nuk është e mundur nga shfletuesi.

Hapni llogarinë Instagram dhe shkoni tek profili juaj. Klikoni butonin Settings.

Lëvizni më poshtë dhe në kategorinë Account dhe klikoni opsionin Two-Factor Authentication për ta aktivizuar. Nëse keni një numër celular të lidhur me llogarinë tuaj atëherë do të merrni kodin konfirmues pas pak minutash.

Nëse ajo atëherë do tu kërkohet të vendosni një numër telefoni ku do të merrni kodin e sigurisë dhe të konfirmoni numrin.

Sapo të keni aktivizuar autentikimin me dy faktorë Instagram do ju ofrojë pesë kode të cilave u realizon foto dhe i ruan në albumin e fotove të celularit. Këto kode u shërbejnë nëse nuk mund të merrni kode verifikuese në numrin celular.

Saherë që qaseni në aplikacionin Instagram nga një pajisje e panjohur do tu kërkohet të vendosni kodet e sigurisë të cilat u vinë me SMS. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>