Ja se si

Ja sesi të aplikoni kufizime për konsumin e të dhënave në Windows 10

Jan 30 2018
0 Shpërndarje
Në versionet e mëparshme mund të kufizonit konsumin vetëm për rrjetet mobile ndërsa tanie dhe për Wi-Fi dhe Ethernet. Ja sesi të aplikoni kufizime për konsumin e të dhënave në Windows 10

Zakonisht vendosim limite për konsumin e të dhënave në rrjetet mobile por me Wi-Fi dhe Ethernet si ja bëjmë?

Me përditësimin 17063 të Windows 10 RS4, përdoruesit mund të implementojnë kufizime për të gjitha lidhje, celulare dhe fikse.

Ky funksion do të jetë i disponueshëm zyrtarisht në Mars të 2018-ës ndërsa aktualisht ofrohet përmes ndërtimeve eksperimentale të Windows 10.

Në një lidhje interneti ku kostoja varet nga sasia e konsumuar, përdoruesit duhet të paguajnë më shumë kur kalojnë një limit të caktuar.

Në versionet e mëparshme mund të kufizonit konsumin vetëm për rrjetet mobile ndërsa tani edhe për Wi-Fi dhe Ethernet.

Ja sesi të kufizoni konsumin

  1. Hapni Settings. Vizitoni Network & internet > Data usage.
  2. Në kutinë Show settings for do të shfaqet rrjeti aktual Wi-Fi. Nëse janë disa përzgjidhni që të dëshironi.
  3. Në seksionin Data limit, klikoni butonin Set limit.
  4. Një dritare e re hapet me opsionet  Limit typeReset dateData limit, dhe Unit.
  5. Konfiguroni opsionet sipas dëshirës dhe klikoni Save

Tashmë faqja Data Usage do të tregojnë sasinë e të dhënave të konsumuara, balancën dhe ditët e ngelura deri tek rifillimi nga e para.

Lajmet e fundit>