Ja se si

Ja sesi të bëni Taskbar-in plotësisht transparent në Windows 10

Jan 30 2017
0 Shpërndarje
Është e vërtetë se ekzistojnë disa mënyra sesi të përmirësoni eksperiencën në Windows 10, por gjithashtu është e vërtetë se sistemit operativ i mungojnë disa funksione bazike të personalizimit. Ja sesi të bëni Taskbar-in plotësisht transparent në Windows 10 Photo Source: PCWorld

Përveç se ua imponoi përdoruesve përditësimet në Windows 10, ky version madhor i sistemit operativ vuan nga mungesa e lartë e opsioneve të personalizimit dhe përshtatjes vizuale krahasuar me Windows 7.

Në të shumtën e rasteve duhet të përdorni softuer të palës së tretë. TranslucentTB është një prej tyre. Sapo ta keni shkarkuar instalojeni me një dopjo klik mbi ikonën dhe menjëherë Taskbar-i do të bëhet transparent, edhe pse jo terësisht.

Automatikisht aplikacion do të mjegullojë shiritin e Taskbar-it i cili ngjan si një xham i ngrirë por me ikonën e tij të lokalizuar në qendrën e njoftimeve, mund ta bëni terësisht transparent.

Në mënyrë që Taskbar-i të qëndrojë i tillë edhe kur e fikni kompjuterin duhet të ndiqni këtë procedurë: Klikoni me të djathën e mausit dhe përzgjidhni opsionin “Create shortcut.” Më pas zhvendoseni për në folderin Startup të cilin mund ta aksesoni me këtë komandë nga File Explorer:

%APPDATA%\Microsoft\Windows\Start Menu\Programs\Startup

Në disa raste antivirusët do e raportojnë TranslucentTB si një virus apo maluer. Mund ta injoroni pa frikë sepse nuk është i tillë. Nëse jeni skeptik apo dyshues, programi është me kod të hapur dhe mund ta kontrolloni menjëherë. (PCWorld Albanian)

Shkarkoni TranslucentTB

Lajmet e fundit>