Ja se si

Ja sesi të blini nga Microsoft duke përdorur Bitcoin

Oct 15 2017
0 Shpërndarje
Është e vërtetë që Microsoft pranon Bitcoin për të blerë produkte dhe shërbime nga dyqanet e saj të aplikacioneve por në të njëjtën kohë ka edhe kufizime. Ja sesi të blini nga Microsoft duke përdorur Bitcoin

Bitcoin, monedha virtuale më popullore në botë me një vlerë tregu prej 91 miliard dollarësh, shënoi një sukses të paprecedent gjatë këtij viti vlera e të cilës u rrit me 450% krahasuar me një vit më parë.

Sot një Bitcoin këmbehet me 5,478 dollar. Kjo monedhë është cilësuar si revolucioni i radhës i teknologjisë dhe jo më kot kompani të shquara por edhe vende si Japonia tashmë pranojnë pagesa përmes Bitcoin.

Ca prej tyre janë Microsoft, Dell, Tesla, Steam madje edhe Wikipedia por ne do të ndalemi tek e para.

Microsoft filloi të pranonte Bitcoin për herë të parë në Dhjetor të 2014-ës në dyqanet e aplikacioneve të Windows, Windows Phone dhe Xbox.

Ajo mund të përdorej për të blerë aplikacione, lojëra dhe përmbajtjet dixhitale nga dyqanet online.

Ja sesi të përdorni Bitcoin për të blerë nga Microsoft

  • Vizitoni microsoft.com dhe kyçuni në llogarinë tuaj Microsoft
  • Nën seksionin Payment & Billing përzgjidhni opsionin Payment Options
  • Përzgjidhni Redeem Bitcoin dhe vendosni shumën që doni shtoni në llogarinë tuaj duke konvertuar Bitcoin
  • Rishikoni sasinë e Bitcoin që duhen për aq para sa kërkoni dhe përdorni portofolin dixhital për të kompletuar transaksionet brenda 15 minutave
    • Nga kompjuteri hapni portofolin dixhital dhe paguani direkt nga porfotoli bitcoin në të njëjtën pajisje
    • Nga telefoni skanoni kodin QR për të paguar nga aplikacioni mobil i portofolit dixhital

Rreth përdorimit të Bitcoin në llogaritë e Microsoft

Është e vërtetë që Microsoft pranon Bitcoin për të blerë produkte dhe shërbime nga dyqanet e saj të aplikacioneve por në të njëjtën kohë ka edhe kufizime.

Kur depozitoni Bitcoin në fonde në llogarinë tuaj të Microsoft, këtë fond mund ta përdorni për të blerë lojëra, filma dhe aplikacione nga Windows dhe Xbox. Këto para nuk mund të përdoren për të blerë sende apo pajisje nga dyqanet online të Microsoft.

Paratë e depozituara duke konvertuar nga Bitcoin nuk rimbursohen më. Gjithashtu nuk mund ti përdorni për të blerë letra me vlerë të Microsoft. Çdo transaksioni i duhen të paktën dy orë për tu finalizuar.

Gjithashtu depozitimi i Bitcoin në llogarinë e Microsoft nuk është i mundur nga çdo vendi botës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>