Blog

Ja sesi të çaktivizoni ndjekjen e vendndodhjes tuaj nga Google

Aug 14 2018
0 Shpërndarje
Një raport i Associated Press ka theksuar se funksioni i quajtur historiku i vendndodhjes është vetëm një nga sistemet që Google përdor për të ndjekur vendndodhjen tuaj për shërbime të personalizuara, kërkime lokale dhe qëllime të tjera të tilla si reklamimi. Ja sesi të çaktivizoni ndjekjen e vendndodhjes tuaj nga Google

Kur fikni “historikun e vendndodhjes” Google vazhdon të gjurmojë vendndodhjen tuaj kur përdorni disa prej shërbimeve kryesore, duke përfshirë Hartat, kërkimin dhe motin. Ja se si mund ta shmangni këtë gjë!

Një raport i Associated Press ka theksuar se funksioni i quajtur historiku i vendndodhjes është vetëm një nga sistemet që Google përdor për të ndjekur vendndodhjen tuaj për shërbime të personalizuara, kërkime lokale dhe qëllime të tjera të tilla si reklamimi. Për ta parandaluar këtë, duhet të fikni një cilësim tjetër të quajtur “Aktiviteti i Ueb & Aplikacionit”.

Për ta bërë këtë në një pajisje Android ndiqni këto hapa:

  • Shkoni te Cilësimet.
  • Prekni në Google, pastaj në Llogarinë Google.
  • Prekni lehtë mbi skedën e të dhënave & personalizimit dhe më pas në aktivitetin e uebit dhe aplikacionit.
  • Aktivizoni aktivitetin e uebit dhe aplikacionit.

Për të fikur historikun e vendndodhjes:

  • Shkoni tek skeda e të dhënave dhe personalizimit si më sipër.
  • Prekni në historikun e vendndodhjes dhe prekni cilësimet për çdo telefon ose pajisje të lidhur me llogarinë tuaj në Google.

Për ta bërë këtë për iPhone, iPads dhe kompjuterë:

për të arritur  direkt në faqen e kontrolleve të aktivitetit (mund të duhet të identifikoheni në llogarinë tuaj të Google për të hyrë në faqe)

  • Çaktivizoni cilësimin e Aktivitetit të uebit dhe aplikacionit.
  • Treguesi për historikun e vendndodhjes është drejtpërdrejt nën cilësimin e aktivitetit të uebit dhe aplikacionit, të cilin gjithashtu mund ta aktivizoni

Përndryshe, ju mund të lundroni në cilësim duke ndjekur këto hapa:

  • Hapni Google në shfletuesin tuaj dhe hyni në llogarinë tuaj.
  • Klikoni në foton e profilit në këndin e sipërm të djathtë dhe në butonin e llogarisë së Google.
  • Klikoni mbi Informacioni personal dhe privatësia pastaj Aktiviteti im.
  • Klikoni në kontrollet e aktivitetit.
  • Çaktivizoni cilësimin e aktivitetit të uebit dhe aplikacionit
  • Për të shqyrtuar dhe fshirë aktivitetin tuaj të regjistruar, duke përfshirë të dhënat e vendndodhjes, paneli Aktiviteti im i Google ju lejon të fshini ngjarjet individuale dhe grupore.

Ju gjithashtu mund të fshini historikun e vendndodhjes tuaj duke klikuar në ikonën e koshit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>