Lajmet

Ja sesi të etiketoni përdoruesit në Gmail

Aug 24 2018
0 Shpërndarje
Së pari duhet të siguroni që keni versionin e ri të Gmail. Nëse ende keni ndërfaqen e vjetër, funksioni nuk është i disponueshëm. Ja sesi të etiketoni përdoruesit në Gmail

Në 2018-ën Google lançoi versionin e dizajnuar të aplikacionit gmail. Përveç ndërfaqes vizuale të përmirësuar, ridizajnimi i ri solli edhe disa funksione të reja në shërbimin e e-mail-it.

Një prej tyre është etiketimi i përdoruesve të tjerë përmes simbolit “@” që mund të jetë shumë i njohur për ju.

Ky funksion është i disponueshëm edhe në shërbime të tjera si Twitter, WhatsApp dhe Telegram.

Ja sesi të etiketoni përdoruesit e tjerë në Gmail

Së pari duhet të siguroni që keni versionin e ri të Gmail. Nëse ende keni ndërfaqen e vjetër, funksioni nuk është i disponueshëm.

Për të kaluar në versionin e fundit klikonin ikonën në formë ingranazhi dhe më pas opsionin “Try new Gmail.”

Ndiqni hapat mëposhtë:

  1. Hapni Gmail në shfletues
  2. Filloni të shkruani një e-mail të ri
  3. Ndërsa po dërgoni një e-mail të ri shkruani simbolin @ ndjekur nga gërmat e para të emrit
  4. Një listë me mera përdorues do të shfaqet
  5. Zgjidhni emrin e personit që do të etiketoni
  6. Adresat e tyre të e-mail-it do të shtohen në listën e marrësve

Mos harroni kur të hiqni etiketimin e një personi nga e-mail-i duhet ti hiqni edhe nga fusha CC e dërgimit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>