Ja se si

Ja sesi të fshini postën elektronike në Gmail

Dec 11 2017
0 Shpërndarje
Lajmi i mirë është se nuk jeni të detyruar të fshini llogarinë e Google që do të thotë se mund të mbani Youtube, Play Music e një mori shërbimesh të tjera Google. Ja sesi të fshini postën elektronike në Gmail

Gmail është ofruesi më popullor i në botë i postave elektronike por nuk do të thotë se është i preferuari për të gjithë.

Mbase dëshironi ta nisni nga e para me një adresë të re Gmail për të reduktuar spam-in në postën elektronike.

Ose mund të jeni të shqetësuar për privatësinë që ofrojnë shërbimet Google. Arsyet janë të shumta, por pyetja është si të fshij postën elektronike në Gmail?

Lajmi i mirë është se nuk jeni të detyruar të fshini llogarinë e Google që do të thotë se mund të mbani Youtube, Play Music e një mori shërbimesh të tjera Google.

Ja sesi të fshini llogarinë në Gmail

  1. Hyni në llogarinë tuaj Gmail
  2. Në panelin e majtë klikoni Account Preferences.
  3. Shfletoni për tek opsioni Delete your account or services.
  4. Klikoni Delete products.
  5. Klikoni ikonën në formë koshi ngjitur me Gmail.
  6. Kur tu kërkohet, vendosni fjalëkalimin
  7. Prisni e-mail-in e konfirmimit
  8. Klikoni Delete Gmailnë lidhjen e marrë përmes email-it.
  9. Përzgjidhni Yes, I want to delete [address]@gmail.com.
  10. Klikoni Delete Gmail.
  11. Së fundi klikoni Done.

Keni kujdes sepse ky proces nuk mund të zhbëhet. Sapo të keni fshirë adresën ju mund ta riktheni atë e as të hapni një të re me po të njëjtin emërtim. /PCWorld Albanian

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>