Ja se si

Ja sesi të instaloni Android O Beta

Jun 29 2017
0 Shpërndarje
Nëse kaloni në një version beta të Android O, rikthimi në versionin e mëparshëm do të fshijë çdo gjë nga telefoni. Ja sesi të instaloni Android O Beta

Emrin e tij nuk e dimë, por versioni i ri i Android (Android O) pritet të debutojë së shpejti. Google ka bërë të ditura disa prej veçorive të reja që do të sjellë si një sistem më të mirë njoftimesh dhe përditësime më të efektive.

Edhe pse shumica e telefonëve nuk kanë për ta marrë përditësimin përpara se prodhuesi ta dërgojë atë, nëse keni një telefon apo pajisje të Google mund ta provoni menjëherë.

Ashtu siç Google ofron për ju mundësinë të testoni aplikacionet në fazën beta përpara se të debutojnë zyrtarisht, ashtu funksionon edhe me programin Beta të Android.

Kini kujdes: Nëse kaloni në një version beta të Android O, rikthimi në versionin e mëparshëm do të fshijë çdo gjë nga telefoni.

Prandaj duhet të ruani një kopje rezervë të të dhënave përpara se të kryeni ndonjë veprim. Së pari duhet të keni një prej pajisjeve të listuara mëposhtë:

  • Nexus 5X
  • Nexus 6P
  • Nexus Player
  • Pixel
  • Pixel XL
  • Pixel C tablet

Më pas drejtohuni tek uebfaqja Android Beta dhe regjistrohuni me llogarinë tuaj të Google. Do tu paraqitet një informacion rreth programit të cilin pasi ta keni rishikuar mund të procedoni në hapin tjetër.

Më pas kërkoni për Your eligible Devices në fund të faqes dhe klikoni Enroll Device. Pas pak minutash do të merrni një njoftim në telefon kur u kërkohet të kaloni në Android O Beta.

Duke qenë se janë versione eksperimental, mundësia që të përballeni me probleme të ndryshme apo performancë të ulët është e lartë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>