Ja se si

Ja sesi të instaloni temat e fshehta të Windows 10-ës

Apr 28 2017
0 Shpërndarje
Nëse kërkoni për to në dyqanin e aplikacioneve, do tu paraqiten vetëm aplikacione. E vetmja mënyrë për të arritur tek këto tema është përmes aplikacionin Settings. Ja sesi të instaloni temat e fshehta të Windows 10-ës Photo Source: IDG

A e dinit se ekzistojnë afro 175 tema të disponueshme në Windows Store për Windows 10-ën? Këto tema erdhën së bashku me Përditësimin e Krijuesve megjithatë nuk është e lehtë fare ti gjeni.

Nëse kërkoni për to në dyqanin e aplikacioneve, do tu paraqiten vetëm aplikacione. E vetmja mënyrë për të arritur tek këto tema është përmes aplikacionin Settings.

Por çfarë është një temë desktopi? Mendojeni si një veshje të re për desktopin. Përmbajnë personalizime të sfondeve, taskbarit, ngjyrës së dritareve, kursorëve madje edhe tingujve të sistemit.

Për të filluar hapni aplikacionin Settings duke klikuar Start dhe përzgjedhur ikonën në formë ingranazhi. Më pas klikonin Personalization > Themes. Shfletoni drejt fundit të faqes dhe në nënkategorinë Apply a theme do të vëreni opsionin “Get More themes in the Store.”

Në këtë moment dyqani i aplikacioneve hap seksionin e temave. Tani e tutje është çështje kohe instalimi i një teme që preferoni duke klikuar Get në faqen individuale të temës.

Aktualisht dyqani i aplikacioneve nuk jep detaje të elementëve të tyre përveç numri të sfondeve që përmbajnë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>