Lajmet

Ja sesi të kaloni në versionin beta të Outlook.com

Aug 14 2017
0 Shpërndarje
Ndërsa Outlook tha fillimisht se duhet të prisni gjersa një buton të shfaqet në postën tuaj elektronike për të provuar veçoritë e reja, në të vërtetë mund të provoni betan që nga ky moment Ja sesi të kaloni në versionin beta të Outlook.com

Outlook do të sjellë disa veçori të reja në versionin beta i cili u prezantua së fundi nga Microsoft. Nëse jeni të interesuar të provoni të rejat e këtij programi eksperimental, mjafton një lidhje dhe ju do të jeni pjesë e tij.

Përdorimi i versionit Beta të Outlook.com

Ndërsa Outlook tha fillimisht se duhet të prisni gjersa një buton të shfaqet në postën tuaj elektronike për të provuar veçoritë e reja, në të vërtetë mund të provoni betan që nga ky moment thjesht duke vizituar këtë URL:

https://outlook.live.com/mail/

Klikimi i tij do ju japë akses të menjëhershëm në betan e Outlook.com pa qenë nevoja të prisni gjersa opsioni të jetë i disponueshëm për ju.

Kur të aktivizoni betan, Outlook do të ofrojë një përmbledhje të veçorive të reja që mund të përdorni.

Nëse ndërroni mendje mjafton të klikoni butonin “Toggle the beta” në skajin e djathtë lart dhe çdo gjë do ti kthehet normalitetit.

Sipas The Verge, nëse Outlook nuk e ka lançuar betan për ju, rikthimi në postën elektronike të mëparshme nuk do ju lejojë të kaloni përsëri në betan e Outlook.com. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>