Ja se si

Ja sesi të kontrolloni nëse pajisjet tuaja IoT janë të sigurta

Jan 16 2017
0 Shpërndarje
Siguria e pajisjeve të Internetit të gjërave ka qenë një temë shumë e nxehtë vitin e kaluar. Ja sesi të kontrolloni nëse pajisjet tuaja IoT janë të sigurta Photo Source: BullGuard

Duke marrë parasysh ngjarjet që ndodhën, nga një nënë që zbuloi se dhoma e fëmijëve të tyre po transmetohej në internet deri tek pajisjet IoT që u përdorën për të rrëzuar faqet më të mëdha në internet, siguria e këtyre pajisjeve është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi.

BullGuard ka një mjet të shpejtë dhe të lehtë për tu përdorur që i shërben këtij qëllimi. Ky mjet mund të gjejë nëse ka ndonjë problem me pajisjet tuaja dhe quhet Internet of Things Scanner.

Shërbimi kontrollon nëse ndonjë nga pajisjet tuaja janë në Shodan, një motor kërkimi që lejon këdo që të gjejë pajisje IoT si kamera, printer, dhe termostate që janë aksesueshme nga interneti. Nëse ka ndonjë të metë sigurie në softuer atëherë çdo gjë e aksesueshme publikisht rrezikohet nga hakerat dhe mund të shfrytëzohet.

Aplikacioni i rrjetit i BullGuard është i lehtë në përdorim. Shkoni tek uebsajti dhe klikoni Check if I am on Shodan. Pas pak sekondash juve do ju paraqitet përgjigjja. Pastaj klikoni Deep Scan për të kontrolluar pajisjet në rrjetin tuaj për të meta sigurie.

Problemi i këtij kontrolli, për të cilin BullGuard ju lajmëron, është se mund të vendosë pajisjen tuaj në Shodan, nëse ajo paraqet probleme. Por nëse gjen ndonjë problem, BullGuard thotë se do të ofrojë detaje për sigurimin e pajisjeve tuaja.

Kompania gjithashtu ofron një guidë për konsumatorët që përdorin IoT. Guida përfshin tri këshilla bazë për të siguruar rrjetin tuaj dhe çdo kush duhet ti ndjekë këto këshilla pavarësisht nëse kanë apo jo pajisje IoT.

Këshillat janë: Vendosni një fjalëkalim në telefonin tuaj të mençur, ndryshoni fjalëkalim e paravendosur për funksionalitetet administrative në routerin tuaj, dhe ndryshoni fjalëkalimin e paravendosur të rrjetit tuaj Wi-Fi. (PCWorld Albanian)

Tags >

IoT
Lajmet e fundit>