Ja se si

Ja sesi të konvertoni çdo video Youtube në një MP3

Jan 25 2017
0 Shpërndarje
Pavarësisht se është një platformë videosh, tema më e kërkuar në Youtube është muzika. Dhe kjo nuk duhet të përbëjë surprizë për asnjërin nga ju. Ja sesi të konvertoni çdo video Youtube në një MP3

Edhe sikur ta injoroni terësisht, Youtube është shtëpia e miliona titujve muzikorë.

Si i tillë, është e natyrshme që Youtube të përdoret si një mjet për dëgjimin e muzikës. I vetmi problem është se këto tituj janë edhe video, prandaj pse të shpërdorojmë bandwidth-in tonë.

Ky është një problem madhor sidomos nëse keni internet të kufizuar. Një opsion janë abonimet Youtube Red. E nëse nuk e pëlqeni Youtube Red, atëherë ne kemi një alternativë tjetër.

  1. Vizitoni videon e Youtube që doni të konvertoni në mp3
  2. Kopjoni URL-në nga fusha e adresës së shfletuesit
  3. Navigoni në Youtube MP3 dhe ngjisni URL-në aty
  4. Klikoni Konverto Videon
  5. Klikoni linkun e shkarkimit kur procesi të ketë përfunduar

Nëse Youtube MP3 nuk funksionon atëherë përsëri ngelen disa alternativa si Listen to Youtube dhe Vid to MP3. I vetmi problem është cilësia e mp3 e cila është e mesme dhe jo në lartësinë e duhur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>