Ja se si

Ja sesi të mësoni kohën kur është lexuar mesazhi që keni dërguar në WhatsApp

Jun 20 2017
0 Shpërndarje
Për të gjetur momentin kur është lexuar një mesazh në WhatsApp ndiqni këto udhëzime Ja sesi të mësoni kohën kur është lexuar mesazhi që keni dërguar në WhatsApp

Është shumë e lehtë të mësoni kur dikush ka lexuar mesazhin e dërguar në WhatsApp por a dinit se mund të mësoni momentin kur është lexuar?

Aplikacioni mobil i WhatsApp

Për të gjetur momentin kur është lexuar një mesazh në WhatsApp në iPhone dhe në Android ndiqni këto udhëzime:

  1. Navigoni tek mesazhi që dëshironi të dini
  2. Mbani të shtypur me gishtin tuaj derisa një menu me opsione të shfaqet në krye të aplikacionit dhe
  3. Klikoni opsionin Message Info
  4. Do të vëreni kohën e saktë kur është dërguar dhe lexuar

Aplikacioni Ueb i WhatsApp

Për të gjetur kohën kur është lexuar një mesazh në WhatsApp Web ndiqni këto udhëzime:

  1. Navigoni tek biseda dhe mesazhi që dëshironi të dini
  2. Klikoni shigjetën me kokë poshtë ngjitur me mesazhin
  3. Klikoni Message Info
  4. Aty do të mësoni kohën kur është dërguar dhe lexuar mesazhi /PCWorld Albanian

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>