Ja se si

Ja sesi të ndaloni kërkimin e vendodhjes nga shfletuesit

May 10 2017
0 Shpërndarje
E nëse nuk doni asnjë lloj kërkesa për të ofruar vendodhjen, në këtë artikull do të tregojmë mënyrën sesi ti ç’aktivizoni në shfletuesit kryesor në Windows. Ja sesi të ndaloni kërkimin e vendodhjes nga shfletuesit

Sistemi operativ nuk është i vetmi që shfrytëzon vendodhjen tuaj për të ofruar informacion të personalizuar. Shfletuesi gjithashtu përdor vendodhjen dhe zakonisht çdo shfletues kërkon leje përpara se ta bëjë diçka të tillë.

E nëse nuk doni asnjë lloj kërkesa për të ofruar vendodhjen, në këtë artikull do të tregojmë mënyrën sesi ti ç’aktivizoni në shfletuesit kryesor në Windows.

Microsoft Edge

Le të fillojmë me më të lehtin. Duke qenë se Edge është shfletuesi i Windows-it, bllokimi i qasjes në vendodhjen tuaj është proces shumë i lehtë. Hapni aplikacionin Settings dhe vizitoni Privacy – Location.

Zhvendosuni për në fundin e faqes deri të vëreni një listë aplikacionesh nën titullin “Choose apps that can use your precise location.” Tani vetëm klikoni Off në opsionin korrespondues të Microsoft Edge.

Google Chrome

Në Google Chrome klikoni ikonën e menusë e përfaqësuar nga tre pika virtual ngjitur me fushën e adresës. Përzgjidhni opsionin Settings nga menuja e shfaqur.

Në fund të faqes klikonin Show advanced settings. Nën opsionin Privacy klikoni Content Settings për të hapur një dritare të re. Aty zhvendosuni për në fund pranë seksionin Locations dhe klikonin butonin “Do not allow any site to track your physical loaction.” Klikoni Done dhe kaq.

Opera

Opera përdor të njëjtën metodë me Chrome. Klikoni Menu në skajin e majtë lart. Nga menuja e shfaqur klikoni Settings. Në dritaren e re të hapur përzgjidhni Websites. Nën seksionin Locations klikoni butonin “Do not allow any site to track my physical location.”

Mozilla Firefox

Konfigurimi i vendodhjes në Firefox është në një menu të fshehtë të shfletuesit. Shkruani about:config në fushën e adresës dhe klikoni Enter.

Do të merrni një mesazh paralajmërues për të cilin duhet të klikoni “I accept the risk.” Në kutinë e kërkimit klikoni “geo.enabled” dhe shtypni Enter. Geo Enabled do të jetë i vetmi opsion që u shfaqet. Me një kopjo klik të mausi do të ç’aktivizioni kërkimin e vendodhjes.

Internet Explorer

Nëse ende përdorni Internet Explorer, edhe aty mund të kufizoni kërkesat e vendodhjes. Vijoni duke klikuar ikonën e Settings në skajin e djathtë lart. Nga menuja që u shfaqet klikoni Internet Options.

Në dritaren e shfaqur vizitoni tabin Privacy dhe klikoni kutinë e vetme prezente në seksionin Location, “Never allow websites to request your physical location.” Klikoni Apply dhe e gjitha përfundon këtu. /PCWorld Albanian

 

Lajmet e fundit>