Blog

Ja sesi të ndiqni live konferencën e zhvilluesve Apple WWDC

Jun 5 2017
0 Shpërndarje
Madje thuhet se kompania do të zbulojë një spiker të ngjashëm me Amazon Echo dhe asistentin virtual Siri. Ja sesi të ndiqni live konferencën e zhvilluesve Apple WWDC Photo Source: Apple

Apple hap sot siparin e Konferencës së Zhvilluesve WWDC në Kaliforni ku pritet të zbulojë përditësime të reja për iOS, macOS, tvOS, WatchOS dhe mbase iPad Pro dhe MacBook Pro.

Aktiviteti fillon në ora 7 me orën tonë lokale dhe kompania do e transmetojë live përmes uebsajtit të saj. Ka patur spekulime se Apple do të prezantojë në këtë konferencë një iPad Pro 10.5 inç si dhe përditësime në MacBook Pro.

Madje thuhet se kompania do të zbulojë një spiker të ngjashëm me Amazon Echo dhe asistentin virtual Siri.

Transmetimin live mund ta ndiqni në këtë lidhje përmes Safari dhe Microsoft Edge. Sigurisht ne do ju mbulojmë me të rejat më të fundit nga konferenca. /PCWorld Albanian

Tags >

AppleWWDC
Lajmet e fundit>