Harduer

Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Google Pixel 2

Oct 4 2017
0 Shpërndarje
Ai që do të marrë vëmendjen e të gjithëve është telefon flagship Android, Pixel 2 dhe Pixel 2 XL. Duhet të jetë më i shpejtë, më i qëndrueshme dhe të përmbajë kamera më cilësore. Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Google Pixel 2

Google do të mbajë një aktivitet të madh ditën e sotme. Bëhet fjalë për telefonë të rinj dhe ca produkte harduerike të reja të kompanisë.

Aktiviteti fillon në 18:00 me orën tonë lokale. Tashmë dihet se çfarë mund të presim nga kjo ngjarje vjetore.

Ai që do të marrë vëmendjen e të gjithëve është telefon flagship Android, Pixel 2 dhe Pixel 2 XL. Duhet të jetë më i shpejtë, më i qëndrueshme dhe të përmbajë kamera më cilësore.

Gjithashtu ka pasur zëra se kompania mund të publikojë një version të vogël të Google Home, një Chromebook të ri dhe ca lajme rreth realitetit virtual.

Qëndroni me ne për të rejat më të fundit nga aktiviteti. Atë mund ta ndiqni live përmes Youtube në videon e paraqitur më lart. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>