Harduer

Ja sesi të ndiqni live prezantimin e iPhone

Sep 12 2018
0 Shpërndarje
Sipas raportimeve tre iPhone të rinj do të prezantohet këtë vit me një iPhone X të ri, një tjetër iPhone X me ekran më të madh dhe një model i cili do të zëvendësojë iPhone 8. Ja sesi të ndiqni live prezantimin e iPhone

Apple do të mbajë ditën e sotme aktivitetin e shumëpritur të prezantimit të iPhone të rinj në kampusin e saj në Cupertino dhe ndër të tjera pritet edhe një orë e re inteligjente.

Aktiviteti fillon në 19:00 me orën tonë lokale dhe do të transmetohet live në internet.

Aktiviteti i Shtatorit është më i rëndësishmi për Apple. Kjo sepse kompania prezantoi modelet e reja të iPhone.

Sipas raportimeve tre iPhone të rinj do të prezantohet këtë vit me një iPhone X të ri, një tjetër iPhone X me ekran më të madh dhe një model i cili do të zëvendësojë iPhone 8.

Ngjarja mund të ndiqet nga faqja zyrtare e Apple: https://www.apple.com/apple-events/

Për të parë aktivitetin duhet të keni:

  • Safari në Mac ose iOS
  • Microsoft Edge në Windows 10
  • Google Chrome ose Mozilla Firefox në Mac ose Windows 10

Gjithashtu ne do tu mbajmë të informuar në lidhje me ngjarjet më të fundit nga prezantimi i iPhone. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>