Ja se si

Ja sesi të ndryshoni madhësinë e fontit në Windows 10

Jun 5 2017
0 Shpërndarje
Nëse keni vështirësi në leximin e fonteve ky aplikacion mund tu vijë në ndihmë. Ja sesi të ndryshoni madhësinë e fontit në Windows 10

Ndryshimi i madhësisë së fonteve mund tu duket diçka e vogël por impakti i saj në sistem është shumë i lartë.

Për shembull ndërsa madhësitë e monitorëve të kompjuterave rriten, do të jetë edhe më e vështirë për ju të lexoni germat e vogla. Ndryshimi i fonteve në shfletuesit tanë është një proces i lehtë.

Edhe Windows-i e ofronte diçka të tillë deri sa erdhi përditësimi i Krijuesve që e hoqi mundësinë e ndryshimit të fonteve për titujt, menutë, kutitë e mesazheve dhe njoftimeve të tjera të sistemit.

Nëse keni vështirësi në leximin e fonteve ky aplikacion mund tu vijë në ndihmë.

System Font Changer për Windows 10

Është një aplikacion i vogël dhe i besueshëm. Mbështet nga Windows 7 dhe 8 por në Windows 10-ës është proces paksa i komplikuar.

Kur e hapni për herë të parë do tu kërkojë të ruani cilësimet automatike. Klikoni “Yes” për të ruajtur këtë informacion në vendin që dëshironi.

Siç mund ta shikoni nga ndërfaqja aplikacioni është i lehtë për tu përdorur. Përzgjidhni atë opsione të dëshironi dhe aplikacioni ndryshimet që dëshironi në madhësinë e fontit. Ju mund të zhvendosni sliderin mes 0 deri në 20. Klikoni Apply dhe më pas shkyçuni nga Windows 10 dhe hyni përsëri.

Do tu duhet disa herë të ndryshoni parametrat gjersa të gjeni madhësinë e duhur. Eksportojeni atë konfigurim të cilin mund ta përdorni edhe në të ardhmen. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>