Ja se si

Ja sesi të ndryshoni shfletuesin parësor në Windows 10

Apr 14 2017
0 Shpërndarje
E thënë ndryshe Windows 10-ta nuk respekton zgjedhjen tuaj të mëparshme të shfletuesit parësor, por nuk e ç’instalon atë. Ja sesi të ndryshoni shfletuesin parësor në Windows 10 Photo Source: IDG

Në momentin që kaloni në Windows 10 nga një version më të vjetër, ekzistojnë disa ndryshime të cilat shkaktojnë jo pak konfuzion tek përdoruesit normal të kompjuterëve.

Konfigurimi automatik i Windows 10-ës në momentin që instalohet vendos shfletuesin Edge si shfletuesin parësor të sistemit operativ edhe në më përpara ka qenë ndonjë prej alternativave të tjea si Chrome, Firefox apo Opera.

E thënë ndryshe Windows 10-ta nuk respekton zgjedhjen tuaj të mëparshme të shfletuesit parësor, por nuk e ç’instalon atë.

Si të ndryshoj shfletuesin parësor?

Së pari hapni menunë Start dhe përzgjidhni Settings e më pas opsionin System. Në mesin e opsioneve do të vëreni një seksion “Default apps” në të majtë të dritares. Pasi të keni klikuar mbi të kërkoni për opsionin “Web Browser” e cili ngjitur me të me shumë gjasa ka shfletuesin Edge.

Pasi të klikoni një listë shfletuesish të instaluar në sistemin tuaj do të shfaqen. Përzgjidhni shfletuesin e dëshiruar në mënyrë që Windows 10-ta të cilësojë atë si parësor.

Nëse nuk vëreni shfletuesin që po kërkoni, atëherë nuk është i instaluar. Tani e tutja të gjitha lidhja do të hapen në Chrome, Firefox, Opera apo çfarëdo shfletues që keni përzgjedhur. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>