Lajmet

Ja sesi do të ngjante Windows 7 nëse bëhet nga e para në 2018-ën

Jun 19 2018
0 Shpërndarje
Në gjashtë muaj nga debutimi në 2009, Windows 7 kishte 100 milion licenca të instaluar dhe deri në 2012-ën shkoi në 630 milion. Ja sesi do të ngjante Windows 7 nëse bëhet nga e para në 2018-ën

Po nëse sistemet operativ ribëhen siç ndodh me lojërat dhe albumet klasike?

Një rikthim i Windows 7 do të ishte gjëja më e bukur që do tu ndodhte adhuruesve të sistemit operativ.

Pas fatkeqësisë së Windows Vista, me Windows 7 Microsoft solli frymëmarrje për përdoruesit e kompjuterëve.

Në gjashtë muaj nga debutimi në 2009, Windows 7 kishte 100 milion licenca të instaluar dhe deri në 2012-ën shkoi në 630 milion.

Në fakt, ky sistem operativ qëndroi në krye deri këtë vit kur Windows 10 e parakaloi në tregun global.

Për nga numrat Windows 10 kryeson, por Windows 7 mban vendin e dytë e sigurte pas 9 vitesh debutim

Ai mbetet sistemit operativ më popullor në Azi dhe Afrikë.

Po sikur Windows 10 të rikthehej por me asistentin virtual Cortana, desktopët virtualë dhe Microsoft Edge?

Një Youtuber ka ndërtuar një koncept sesi do të ngjante Windows 7 e 2018-ës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>