Ja se si

Ja sesi të parandaloni “fjetjen” e kompjuterit në Windows 10

Aug 27 2017
0 Shpërndarje
Nëse nuk dëshironi që kompjuteri juaj të flejë gjumë papritmas, Windows 10-ta e bën të lehtë për ju. Ja sesi të parandaloni “fjetjen” e kompjuterit në Windows 10

Funksioni i vënies në gjumë të kompjuterit është i dobishëm. Do tu kursejë para kur të paguani faturën e energjisë elektrike, por edhe të rrisë jetëgjatësinë e ekranit dhe hardiskut.

Por nga ana tjetër mund të rezultojë edhe mjaft shqetësues. Jemi të bindur se keni patur raste kur nuk keni dashur që kompjuteri të “flinte gjumë” kur keni qenë duke shkarkuar diçka, duke parë një film apo realizuar mirëmbajtjen e tij.

Nëse nuk dëshironi që kompjuteri juaj të flejë gjumë papritmas, Windows 10-ta e bën të lehtë për ju.

Ja sesi të ç’aktivizoni Modalitetin e Fjetjes në Windows

  1. Hapni menunë Start dhe vizitoni aplikacionin Settings
  2. Përzgjidhni opsionin System
  3. Përzgjidhni opsionin Power and Sleep
  4. Shfletoni për tek seksioni Sleep
  5. Në opsionin “When Plugged in, PC goes to sleep after” kalojeni në “Never

Procedurën e mësipërme mund ta aplikoni edhe për opsionin “On battery power, PC goes to sleep after,” por nuk është e rekomanduar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>