Ja se si

Ja sesi të pastroni listën e llogarive të ndjekura në Twitter me një klikim

Feb 7 2017
0 Shpërndarje
Në Twitter është e lehtë të ndërtosh një super listë llogarish të ndjekura deri në atë pikë saqë funizuesi mbi popullohet se ju e keni të pamundur ti ndiqni përditësimet më të fundit nga të gjithë. Ja sesi të pastroni listën e llogarive të ndjekura në Twitter me një klikim

Nëse dëshironi që të hiqni çdo llogari të ndjekur ekziston një metodë e lehtë përmes shfletuesit Chrome. E gjitha që u duhet është një skript dhe një klikim.

Kjo metodë u zbulua nga Ryan Block vite më parë në Twitter dhe akoma funksionon.

E nëse jeni të panjohur me atë çfarë Ryan shkruan atëherë ndiqni udhëzimet tona. Së pari shtypni CTRL + SHIFT + J për të hapur konsolën e javascriptit në mënyrë që të vendosni këtë kod:

$(‘.js-follow-btn’).each(function(){ $(this).trigger(‘click’); });

Kopjojeni dhe ngjiteni në fushën e selektuar në imazhin e paraqitur mëposhtë. Sapo skripti të jetë aplikuar do të vëreni këtë pamje në në imazhin mëposhtë:

Mund tu ngjajë e frikshme por nuk keni pse të shqetësoheni. Nëse rihapni Chrome dhe qaseni në listën e llogarive të ndjekura, do të shikoni numrin që bie. Kjo do të vazhdojë derisa të shkojë në 0. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>