Ja se si

Ja sesi të përdorni funksionin e ri të parkimit në Google Maps

Apr 27 2017
0 Shpërndarje
Po si të përfitoni nga vantazhet që ofron? Sapo të keni parkuar makinën hapni Google Maps dhe klikoni ikonën e lokalizimit në ngjyrë blu. Ja sesi të përdorni funksionin e ri të parkimit në Google Maps Photo Source: CNBC

Google zyrtarisht lançoi ditën e djeshme një veçori të re në Google Maps në iOS dhe Android ku përdoruesit e kanë më të lehtë gjetjen e vendit ku kanë parkuar makinën.

I disponueshëm që prej versionit beta, ky funksion ofron më shumë kontroll për përdoruesit lidhur me vendin e parkimit të makinës.

Po si të përfitoni nga vantazhet që ofron? Sapo të keni parkuar makinën hapni Google Maps dhe klikoni ikonën e lokalizimit në ngjyrë blu. Më pas përzgjidhni opsionin “Save your Parking.” Google Maps do të ruajë vendin në hartë me një indikator i cili shkruan “You parked here.”

Klikoni mbi shiritin në ngjyrë blu i cili thotë “Parking Location” për të edituar vendodhjen e makinës, për të shtuar shënime madje edhe sa kohë u ngelet në dispozicion në vendin e parkimit. Gjithashtu mund të shtoni foto për të kujtuar më mirë vendin.

Kjo ishte e gjitha. Gjithashtu do të gjeni një opsion ku mund të ndani vendodhjen me miqtë duke klikuar butonin e shpërndarjes. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>