Lajmet

Ja sesi të përdorni veçoritë e reja të aplikacionit Google Maps në iOS

Jan 19 2015
0 Shpërndarje
Ja sesi të përdorni veçoritë e reja të aplikacionit Google Maps në iOS

google-maps-ios-updateGoogle Maps për iOS u përditësua javën e shkuar, duke sjellë rregullimet e zakonshme të gabimeve por edhe disa veçori të reja të dobishme. Tani nëse jeni duke kërkuar drejtime të lëvizjes, thjesht mjafton të përzgjidhni pikën e nisjes dhe destinacionin duke prekur mbi hartë pa qenë nevoja të dini vendndodhjen tuaj ekzakte. Gjatë kohës që doni të përzgjidhni një pikë nisjeje ose destinacion, ekziston një opsion zgjedhjeje i cili shfaq një shenjë mbi hartë. Mjafton të navigoni në hartë gjersa shenja të qëndrojë mbi vendndodhjen tuaj ose destinacionin. Kjo veçori e re është mjaft e dobishme në rastet kur e dini se ku doni të shkoni por nuk dini vendndodhjen aktuale.

google-maps-choose-on-mapPërditësimi sjell edhe aftësinë për të kërkuar restorantet sipas kuzhinës që ofrojnë. Kur jeni duke kërkuar për një restorant në panelin e kërkimit, në skajin e djathtë në fund të ekranit shfaqet një buton “Filter”. Pasi të klikoni butonin “Filter”, krahas çmimeve shfaqet edhe një panel ku mund të zgjidhni kuzhinën e preferuar. Aty mund të zgjidhni mes 14 kuzhinave.

google-maps-cuisine-filterGoogle Maps gjithashtu shfaq informacionin aktual të motit për një numër të konsiderueshëm të qyteteve në të gjithë globin. Ndërsa vështroni mbi hartën e një qyteti, klikoni mbi banerin e vendndodhjes në fund të ekranit, dhe krahas modalitetit “Street View” dhe imazheve do të vëreni edhe gjendjen e kushteve atmosferike aktuale.

google-maps-app-weatherNga ana tjetër, Google Maps për Android ka sjellë dy veçori të reja: aftësinë për të vështruar adresat e kontakteve në hartë së bashku me filtrat për kuzhinat e restoranteve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>