Ja se si

Ja sesi të përfitoni nga avantazhet e iOS 11 në iPad

Aug 18 2017
0 Shpërndarje
Ndërsa seritë e publikuar në fillim të këtij muaji kishin në qendër të vëmendjen iPhone 7-ën, videot e fundit tregojnë fuqinë funksionale që sjell iOS 11 në iPad dhe iPad Pro. Ja sesi të përfitoni nga avantazhet e iOS 11 në iPad

Ndërsa i afrohet çdo ditë debutimit të iOS 11, Apple publikoi mbrëmjen e së Enjtes një seri videosh “Ja Sesi” për veçoritë e reja që po vinë me sistemin operativ. 

Ndërsa seritë e publikuara në fillim të këtij muaji kishin në qendër të vëmendjen iPhone 7-ën, videot e fundit tregojnë fuqinë funksionale që sjell iOS 11 në iPad dhe iPad Pro.

Gjashtë videot tregojnë sesi të përdorim: dokun e ri, të menaxhojmë skedarët, të jemi më efikasë me “multi-tasking,” të përdorim Apple Pencil në disa aplikacione, skanojmë, etikeotjmë dhe dërgojmë dokumente dhe sesi të përdorim gjestet me shumë prekje.

Të gjitha videot nuk zgjasin më shumë se 60 sekonda dhe kanë të njëjtin stil transmetimi. Ju ftojmë ti ndiqni mëposhtë:

Lajmet e fundit>