Ja se si

Ja sesi të realizoni, editoni dhe të shisni foto me një aplikacion të vetëm

Jan 18 2017
0 Shpërndarje
Mund të fitoni një jetë nëse keni një aparat fotografik DSLR. Por a mund ta fitoni atë me kamerën e një telefoni? Teknologjia e kamerave ka qenë në zemër të telefonëve prej vitesh. Ja sesi të realizoni, editoni dhe të shisni foto me një aplikacion të vetëm

Dhe sot ekzistojnë telefonë si Google Pixel, iPhone 7 dhe Galaxy S7 që mund tju shndërrojnë në një fotograf profesional. Kreativiteti nuk ka nevojë për një kamër profesionale. Nëse arrini të kapni foto unike, do të ketë gjithnjë vend për ta në treg.

Një prej vendeve më demokratike të shitjes së fotografive është 500px.com. Uebsajti e bën çdo gjë më të lehtë me një aplikacion mobil të quajtur RAW.

Është falas por vetëm i disponueshëm në iOS. Pas thjeshtësisë që të ofron në plan të parë, fshihen funksione pafund. Ky është mjeti i duhur për ju që po kërkoni një mënyrë për të licensuar foto tuaja.

RAW përmban mjete editimi të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm fotot tuaja. Katër hapa të vegjël dhe mund tja filloni biznesit tuaj.

  1. Realizoni foto me aplikacionin RAW ose importojini nga iOS 10
  2. Përdorni mjetet e editimit që tu jepni fotove një pamje profesionale
  3. Ruani cilësimet e mjeteve në filtra specifikë
  4. Krijoni modele dixhitale dhe ngarkojini në 500px për licensim dhe shitje

Me çdo foto të shitur 500px ju siguron 60% të fitimit. Aplikacioni ju njofton edhe për blerjet e reja. (PCWorld Albanian)

Tags >

500pxRAW
Lajmet e fundit>