Ja se si

Ja sesi të rishpërndani postimet e Instagram si histori

Jun 4 2018
0 Shpërndarje
Ky tipar u prezantua fillimisht me përdoruesit e Instagram në Android dhe do të jetë I disponueshëm për përdoruesit e iOS në ditët e ardhshme. Ja sesi të rishpërndani postimet e Instagram si histori

Me 300 milionë përdorues aktivë të përditshëm të historive të Instagram,nuk është çudi që Instagram po vazhdon të përditësojë këtë funksion.

E fundit në një linjë të gjatë të përditësimeve për historitë e Instagram është aftësia për të rishpërndarë postimet tuaja e të njerëzve të tjerë në historitë tuaja.

Ky tipar u prezantua fillimisht me përdoruesit e Instagram në Android dhe do të jetë I disponueshëm për përdoruesit e iOS në ditët e ardhshme.

Si të ndani postimet tek historitë në Instagram.

Për të ndarë postimet e Instagram-it tuaj ose të njerëzve të tjerë në historitë tuaja,shkoni te imazhi në fjalë dhe lëvizni më poshtë:

  1. Prekni butonin Dërgo tek që ndodhet direkt nën foto.
  2. Prekni mbi Shto postimin në historinë tuaj.
  3. Pasi të keni shtuar ndonjë tekst ose stickers në foto,prekni butonin +.

Çuditërisht,kur shpërndani imazhin e dikujt në Historinë tuaj,ata nuk duket se marrin një njoftim që i njofton ata,vetëm nëse i bëni tag.

Nëse nuk ju pëlqen ideja që përdoruesit e tjerë të ndajnë postimet tuaja në Instagram në Historitë e tyre,ju mund të fikni funksionin.

Në telefonin tuaj prekni Cilësimet (tre pika)> Privatësia dhe Siguria> Rishpërndarja në histori dhe aktivizoni funksionin.

Pse të përdorni këtë tipar të Instagram?

Ndërkohë që ju mund të jeni në mënyrë të arsyeshme të pakënaqur me të tjerët kur përdorin përmbajtjen tuaj në Instagram,ky mund të jetë një tipar i dobishëm për garat dhe markat.

Nëse po konkuroni në Instagram ose keni një llogari që përmban përmbajtje të përbashkët me një hashtag të veçantë, gjithmonë mund të përdorni historitë e Instagram për të shfaqur përmbajtjen e përdoruesve të tjerë pa ndërhyrë në postimet tuaja. /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>