Ja se si

Ja sesi të shfaqni taskbar-in në vetëm një ekran në Windows 10

Feb 14 2017
0 Shpërndarje
Windows 10 ka disa veçori të këndshme për ata që punojnë me disa monitorë. Një prej tyre është shfaqja e Taskbar-it në vetëm njërin prej monitorëve. Ja sesi të shfaqni taskbar-in në vetëm një ekran në Windows 10 Photo Source: PCWorld

Kjo ka të bëjë e gjitha me preferencat tuaja. Megjithatë ka arsye pafund pse duhet ti mbani Taskbar-et e aktivizuara në secilin prej minorëve. Përshembull ora shfaqet në të dy ekranet, një veçori e dobishme sidomos për lojtarët.

Disa të tjerë preferojnë një ndërfaqe sa më të pastër. Në Windows 10 procedura e cila ç’aktivizon njërin prej Taskbar-eve është shumë e thjeshtë.

Navigoni në Start > Settings > System > Display. Në rastin tonë ekrani i jashtëm identifikohet me numrin 2 ndërsa qëndrori me numrin 1. Për ta bërë ekranin e dytë, qëndror mjafton të klikonin opsionin Make this my main display.

Duhet të dini diçka se ç’aktivizimi i Taskbar-it është i mundur vetëm në ekranin e jashtëm, pra të dytësor, të cilin mund ta zgjidhni ju.

Navigoni në Settings > Personalization > Taskbar dhe aty klikonin opsionin Show taskbar on all displays. Dhe ja ku përfundoi e gjitha! /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>