Lajmet

Ja sesi të shkarkoni skedarët e instalimit ISO të Windows 10-ës

Jun 8 2017
0 Shpërndarje
Vendosni një kopje të Windows 10-ës në një disk optik si një skedar ISO ose në një çelës USB dhe do të jeni gati për instalimin nga e para e sistemit operativ. Ja sesi të shkarkoni skedarët e instalimit ISO të Windows 10-ës Photo Source: Microsoft

Të gjithë duhet të dinë sesi të instalojnë Windows 10-ën, sepse asnjëherë nuk i dihet se çfarë një maluer mund ti bëjë kompjuterit tuaj dhe kur.

Vendosni një kopje të Windows 10-ës në një disk optik si një skedar ISO ose në një çelës USB dhe do të jeni gati për instalimin nga e para e sistemit operativ.

Duke pasur në konsidertë se zotëroni një licensë të Windows 10-ës, vizitoni sajtin e shkarkimit të sistemit operativ në këtë lidhje: www.microsoft.com/en-us/software-download/windows10

Hapi i parë është shkarkimi i Media Creation Tool duke klikuar Download Tool Now. Sapo të jetë shkarkuar në kompjuterin tuaj mjafton një dopjo klik për të filluar procesin.

Do kaloni nëpër disa faqe për të përzgjedhur shkarkimin mes ISO apo një çelësi USB si dhe të vendosni detaje si gjuhën dhe versionin e sistemit operativ.

Në fund do të keni opsionin për të vendosur ISO-në një disk optik qoftë edhe përmes një aplikacioni për djegien e DVD-ve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>