Ja se si

Ja sesi të shndërroni kompjuterin tuaj Windows 10 në një pikë aksesi Wi-Fi

May 16 2017
0 Shpërndarje
Me ardhjen e Windows 10-ës çdo gjë është bërë edhe më e lehtë. Ja sesi të shndërroni kompjuterin tuaj Windows 10 në një pikë aksesi Wi-Fi

Nuk ka gjë më të dobishme sesa të shndërroni pajisjen tuaj elektronike në një pikë aksesi wireless të internetit.

Të gjithë mund ta bëni sot në telefonët tuaj Android apo iOS me një të klikuar butoni, por një gjë të tillë mund ta bëni edhe me laptopin tuaj.

Me ardhjen e Windows 10-ës çdo gjë është bërë edhe më e lehtë. Ju mund të shpërndani internetin tuaj me tetë pajisje njëherazi.

Ekzistojnë dy mënyra për ta bërë. E para është duke klikuar ikonën e internetit në taskbarin tuaj. Në panelin që hapet mund të shikoni opsionin Mobile Hotspot. Klikojeni dhe çdo gjë duhet të funksionojë për mrekulli.

Megjithatë problemi me këtë metodë është se nuk e dini se cili është pika juaj Wi-Fi e as fjalëkalimi i saj. Për këtë duhet të drejtoheni në aplikacionin Settings.

Hapni aplikacionin duke klikuar Start në cepin e majtë poshtë dhe shkoni në Network & Internet > Mobile hotspot.

Në ekran do të vini re një slider me të cilin aktivizoni Hotspotin. Mëposhtë janë opsionet “Share my internet connection from,” emri dhe fjalëkalimi i tij. Dy të fundit janë më të rëndësishmet. Zakonisht Windows-i përzgjedh një fjalëkalim dhe emër rasti por ju mund ti ndryshoni duke klikuar butonin Edit.

Kini parasysh se këto opsione dhe metoda aplikohen për Përditësimin e Krijuesve të Windows 10-ës publikuar pak javë më parë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>