Ja se si

Ja sesi të shpëtoni Instagramin tuaj nga reklamat

Mar 15 2017
0 Shpërndarje
Ja sesi të shpëtoni Instagramin tuaj nga reklamat

Kanë kaluar vite që kur Instagram filloi të publikonte reklama në platformë, e nëse ju ka ardhur në maje të hundës, atëherë kemi një marifet i cili do tu shpëtojë nga përmbajtjet e sponsorizuara.

Në një llogari biznesi të Instagram, reklamat janë të dobishme por kur bëhet fjalë për një llogari personal, ato bëhen acaruese. Por çfarë duhet të bëni që të keni më pak reklama ose thuajse fare?

Sipas Mashable marifeti nuk qëndron tek fshehja e tyre. Kur po shfletoni në llogarinë tuaj dhe vini re një përmbajtje të sponsorizuar, klikoni mbi tre pikat sipër imazhit përzgjidhni opsionin “Hide This.”

Instagram menjëherë do ju pyes pse, dhe shumica e përdoruesve përzgjedhnin opsionin “It’s not relevant.” Në të vërtetë duhet të përzgjidhni opsionin “It’s inappropriate,” nëse dëshironi të mos shihni reklama fare. /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>